Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami realizoi sot një takim me ambasadorin norvegjez Arne Sannes Bjornstad. Kasami tha që gjatë këtij takimi me ambasadorin Bjornstad, për të cilin tha që po qëndron në Beograd dhe po e mbulon edhe Maqedoninë, biseduan për situatën në të cilën gjendet për momentin vendi, nga përfundimi i zgjedhjeve si dhe mënyrat se si mund të dalë Maqedonia nga kjo krizë e thellë politike.
“Biseduam për situatën aktuale në Maqedoni dhe për mundësitë për variantet e daljes nga kjo situatë, me qëllim që Maqedonia t’i rikthehet integrimit të saj euroatlantik. Ne treguam për qëndrimin tonë se ne si Lëvizje Besa.., do të kishim dashur që të bëhet një qeveri e koalicionit të gjërë, me qëllim që Maqedonia t’i rikthehet normalitetit, pastaj të mund të riorganizohen zgjedhje të reja”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.
Kasami takon ambasadorin norvegjez by tvshenjaofficial