Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë për Click Plus tha se shumë shpejt do të shtohet numri i deputetëve shqiptarë në anën e VLEN-it.
“Aktualisht, numri i deputetëve shqiptarë në Qeveri është 14, në momentin që del ndokush hy ndokush tjetër. Në skenën politike shqiptare ka dy subjekte politike VLEN dhe BDI. VLEN është përfaqësues i shqiptarëve në qeveri dhe BDI në opozitë. Rreth BDI-së ka subjekte më të vogla që janë në opozitë, dhe rreth nesh VLEN-it sillen subjekte që janë pjesë e pushtetit”, tha Kasami.
Ai shtoi se kur flasim për numra edhe në anën e Frontit Evropian ka pasur rënie në numra, dhe sipas tij shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të reja.
“Formalisht Fronti Evropian nuk i ka 18 deputet, dhe gjatë kohës në vijim do të kenë edhe më pak se 14 deputetë. Dhe, këta deputetë do të përfundojnë në VLEN.”, përfundoi Kasami.
Data 17.09.2026
Aktuale
- Verdikti i Gjykatës Speciale: Roberth Bosch kritikon vendimin dhe kërkon falje për të dënuarit
- Protesta vazhdon në Prishtinë: Populli mbështet çlirimtarët e Kosovës
- 25 persona të arrestuar gjatë protestës para Parlamentit në qeli, qytetarët vijojnë qëndresën te Komisariatit Nr. 1: Arrestoni Ramën!
- Zhvillimet e fundit për ish-krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti mblodhi Kryesinë Qendrore të BDI-së
- Labinot Tahiri para protestës: Sonte nuk e fyej as Albin Kurtin, as askënd – dua unitet për ata burra tanë
- “Nuk na ndalni dot!”, Qytetarët ‘rrethojnë’ Komisariatin ku mbahen protestuesit e arrestuar gjatë tubimit para Parlamentit: Arrestoni Ramën, lironi çunat!
- Debat për vendimin e Hagës: “Vendime të Kosovës” apo gjykatë jashtë Kosovës? flasin panelistët
- Tragjedia e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë: Detajet e rënda nga QKUK



