Bilall Kasami nga Tetova ku po takohet me intelektualët shqiptarë së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se bashkëpunimi mes dy partive është bashkëpunim i kërkuar nga populli dhe për popullin.
“Është një bashkëpunim i pritur gjatë kohë dhe besoj se është në kohën e duhur dhe do të jep rezultatet për ndryshim. Do të jetë një fitore e gjithë shqiptarëve. Besojmë që shqiptarët ashtu siç na presin krah hapur ku do që shkojmë dhe ditën e votimit do të na votojnë dhe njëherë e përgjithmonë të largojmë këtë të keq. Patjetër që na duhet një ndryshim, një fitore me dije dhe guxim për një jetë të re. Bashkëpunimi gjithmonë fiton karshi përçarjes, dhe ne e dëgjuam zërin e popullit”, deklaroi Bilall Kasami.
Ai tha se do të jenë shumë afër me të dy universitetet në Tetovë dhe do të jenë në ndihmë të tyre. /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- Tentim për kontrabandë droge në kufirin me Greqinë, kapet marihuana e fshehur në paketime ushqimore
- Dyshime për spiunazh në kabinetin e Siljanovskës, Prokuroria ka nisur parahetime
- Sadriu i reagon Konjufcës për shprehjen “frizerkë”: Mentaliteti yt karateist, Vjosa do kujtohet si presidente e ti kujtohesh për këtë tallje
- KEDS me punime, këto vende do të mbesin pa rrymë!
- Ndalimi i efektivit të policisë në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për drogë
- Dyshime për spiunazh në kabinetin e Siljanovskës, Prokuroria ka nisur parahetime
- Erion Veliaj kundërshton arrestin, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
- Mot i ndryshueshëm me erë dhe kushte për reshje të shiut

