Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në emisionin “Arena” në TV SHENJA, tha se kjo fushatë parazgjedhore do të karakterizohet me shpresën e kthyer të shqiptarëve përmes koalicionit “Rilindje me BESË” si dhe me reagimin e partisë shqiptare në pushtet karshi reagimit popullor.
“Vërtet që reagimi i tyre nuk lenë për të dëshiruar se edhe mund të jenë zgjedhje të lira dhe demokratike. Sidoqoftë këto janë ditët e fundit të fushatës dhe ne shpresojmë se këta funksionarë do të reflektojnë dhe do ta kuptojnë se shqiptarët në Maqedoni tani më e kanë ndarë mendjen se për kë do të votojnë, se presionet e tyre janë të kota”, tha Kasami.