Kandidati i VLEN-it, për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, në një deklaratë për media, ka thënë se Tetova dëshmoi se e vlerëson punën dhe dëshiron që ky zhvillim të vazhdojë edhe më fuqishëm, raporton SHENJA.
“Sot jemi në Rrugën e Potokut, ku bashkë me rrugën 134 dhe Prohorpçinski u asfaltuan tërësisht dhe sipas standardeve bashkëkohore.
Ndërtuam rrugë të re moderne në gjatësi gati një kilometër, asfaltim i rrugës diku mbi 5.000 m2.
Me investim gati 200 mijë euro apo rreth 12 milionë denarë e transformuam këtë lagje pranë çerdhes së Potokut, duke i dhënë pamje evropiane.
Të dashur qytetarë të Tetovës,
Tetova e meriton këtë transformim. Tetova meriton rrugë moderne, shkolla, çerdhe, pishina dhe të gjitha kushtet për një qytet funksional, të pastër dhe modern. Punët e mira për Tetovën duhet të vazhdojnë edhe më shumë, edhe më mirë, edhe më fuqishëm me Kapitullin e Dytë të zhvillimit”, ka deklaruar Kasami.
Data 22.03.2026
Aktuale
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore


