Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot në takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, ka njoftuar se do të investohen mbi 70 milionë euro në ndërtimin e Qendrës Klinike në Tetovë.
“Mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e Qendrës Klinike moderne të Tetovës.
Sot, bashkë me ministrin Azir Aliu dhe drejtorin Erzen Elezi, hodhëm hapin e parë drejt modernizimit të plotë të këtij kompleksi shëndetësor, ku do të fillojë një epokë e re për qytetarët tanë.
Komuna e Tetovës do të japë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor.
Nga errësira e dështimeve të së kaluarës, drejt një të ardhmeje që VLEN.
Sepse ja VLEN për Tetovën!”, ka shkruar Kasami.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Sot protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë
- “Kuba do të bjerë”/ Përplasja e re e Trump me Havanën nga podiumi i OKB-së
- Siljanovska-Davkova priti përfaqësuesit e organizatës “Maqedonasit e Bashkuar në Kanada”
- Machado dështon tri herë të kthehet në Venezuelë, ndërsa Rodriguez takohet me Trump-in në Nju Jork
- Ftohje e menjëhershme në Maqedoninë e Veriut: pritet ngrica e parë në male dhe vendet e larta
- Shtypi i ditës! Faqet e para të gazetave
- E ka marrë shumë malli për prindërit, vajza e martuar e Remzie Osmanit bën gjestin emocionues për nanën dhe babën
- Arabia Saudite kremton Ditën Kombëtare në Tiranë, Presidenti Begaj i ftuar nderi



