Kryetari i komunës së Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA, ka deklaruar sot se liderët e koalicionit VLEN takohen një deri në dy herë në javë, ku bisedohet për çështjen e lidershipit të partisë por edhe për strukturimin e VLEN-it si një strukturë politike.
“Është një proces kompleks, në të cilin ne po bisedojmë së paku 1-2 herë në javë. Këtë javë kishim takimin e fundit dhe për…edhe brenda javës është paraparë takimi i radhës. Bisedohet edhe për çështjen e lidershipit por edhe për çështjen e strukturimit të VLEN-it komplet si një strukturë politike. Jemi katër subjekte politike e po ashtu edhe Vetëvendosja e cila do të duhet te jetë e inkorporuar brenda VLEN-it, po ashtu edhe Lëvizjen Arbëria, ndaj kjo nuk është vetëm çështje administrative që do ta lejojë bashkimin në një parti, por duhet të jetë mundësi e hapur për të gjithë që jemi pjesëmarrës në VLEN”, tha Kasami.
Data 05.02.2026
Aktuale
- Korridori VIII në momentin strategjik të Europës: Tirana mikpret Forumin Ekonomik më 18 shkurt 2026
- Ligji ekziston, mungon zbatimi/ Bankat në RMV vazhdojnë të injorojnë shqipen
- “Doja të mbaroja punë me të, ta vrisja”- Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO konfliktin me Ismet Boriçin: Qëllimi ishte të merrja hak për plagosjen që më bënë
- Rrahje në Shkup: 41-vjeçarja sulmohet fizikisht nga kunati i saj
- Një burrë 62-vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga gripi, njofton ISHP
- FOTO/ Bora bllokon rrugën Panarit-Korçë, vështirësi në qarkullim! Trashësia deri në një metër, po punohet për hapjen
- Shasivari: Ministri Filkov gënjen, provimi i jurisprudencës shqip është e drejtë kushtetuese
- Kasami: Bisedojmë 1-2 herë në javë që VLEN-i të jetë një parti


