Kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që është edhe pjesë e koalicionit VLEN, beson se, ka ende gjasa reale që koalicioni të vazhdojnë së bashku, pasi sipas tij, vlera e çdo partie është më e madhe brenda koalicionit sesa jashtë tij. Në lidhje me ultimatumin e dhënë nga ana e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të vendosë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit, apo do t’i vazhdojë negociatat me BDI-në, Kasami në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, tha se nuk e sheh atë si ultimatum, por bëhet fjalë për parime të koalicionit dhe kush do që nuk i respekton ato duhet të dalë. Në rast se Taravari eventualisht vendosë që të del nga koalicionit, Kasami vlerëson se humbësi më i madh do të jetë ai.
Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa
“Unë vlerësoj se VLEN-i pa Taravari peshon, të mos them më shumë, por po aq sa vlente dhe peshonte me të. Megjithatë, faktorët e tjerë janë këtu. Nga ana tjetër, me çdo anëtar në një familje, në një koalicion, madje dhe një parti, ka vlerë, sepse dikush do të jetë brenda. Por kush do që del, krijon automatikisht mundësi që dikush të hyjë. Unë vlerësoj se, humbësi më i madh do të jetë ai del në rastin me koalicionin VLEN. Thënia popullore thotë – “ai që ndahet nga kopeja e han ujku”. Në këtë rast, mendoj se VLEN-i do të vazhdojë edhe më fuqishëm?”.
Ai i ka quajtur të pavërteta pretendimet e Taravarit se qytetarët nuk janë të kënaqur me koalicionit, ndërsa theksoi se mosmarrëveshjet në koalicion nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet një person nga Dobërdolli për vuajtjen e dënimit me burg prej 18 muajsh, dërgohet në Burgun e Idrizovës
- VLEN: Marrëveshja e Durmishit, një fitore e madhe për çdo punëtor në administratë
- Parkoi veturën Opel Corsa në mes të Prishtinës, të nesërmen s’e gjeti më – pronari dyshon për vjedhje
- EMRI/ U ndje keq para se të largohej nga Shqipëria, ndërron jetë 48-vjeçari grek! Dyshimet për vdekjen e tij në Sarandë
- Aksion policor në Shkup: 9 shoferë të dehur, një i arrestuar
- Mjeku nga Tetova dyshohet për vrasje për pasuri milionëshe në Ohër, marrëveshja për përkujdesje përfundon në krim
- Shokuese: Mjeku nga Bërvenica e Tetovës dyshohet për vrasjen makabre të një 76-vjeçari në Ohër
- Mot i paqëndrueshëm: Reshje lokale shiu dhe bore, me mundësi bubullimash


