Gjithsej 289 persona gjatë fundjavës së zgjatur të festave nuk e respektuan orën policore, prej tyre 187 janë arrestuar, ndërsa 355 qytetarë u ndëshkuan për mos mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë.
Gjatë 24 orëve të kaluara në nivel vendi, informuan sot nga MPB-ja, 126 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 79 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masat e duhura. Sa i përket masës mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 18 shkelje.