Policë nga SPB e Tetovës- Njësia për punë të brendshme në Gostivar, sot rreth orës 14 e 30 minuta në afersi të udhëkryqit mes rrugëve “Ivo Llolla Ribar” dhe “Bllagoja Toska” në Tetovë e kanë arrestuar 35 vjeçarin me iniciale Sh.Sh. Nga Tetova. Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit nga shtatori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, vepër e cila dënohet me nenin 247 nga Kodi Penal.
Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtejme, kurse pas ndriçimit të plotë të rastit do të ngritet padi adekuate.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Po ndërmerren aktivitete për të siguruar proces zgjedhor të qetë dhe paqësor
- Ervin Salianji pranë familjes së Martin Canit: Tragjedia e 14-vjeçarit është kambanë alarmi, shkolla nuk duhet të kthehet në vend rreziku për fëmijët
- VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka kompletuar listën e këshilltarëve dhe kandidatëve për kryetarë komunash
- Krasniqi: Stadiumi i madh i Prizrenit duhet të ndërtohet në një vend tjetër
- SHBA zotohet të mbrojë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
- Trajneri i Napolit: Rrahmani mungesë e madhe, por e zëvendësojmë
- Krenar Lloga: 30 vite marrëdhënie diplomatike – në podium asnjë qeveritar shqiptar
- Sadri Ramabaja i kundërpërgjigjet Ben Blushit: Kosova është hap drejt Federatës Shqiptare