Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje, rreth orës 20:00, në fshatin Idrizovë të Shkupit nga policët e SPB Shkup është arrestuar Sh.J. (45 vjeçar) nga Gostivari, i cili kërkohej me fletarrest për arratisje nga burgu i Idrizovës.
“Gjatë legjitimimit, i dënuari ka përdorur dokumente kroate të falsifikuara në emër të L.J.”, qëndron mes tjerash në njoftim, përcjell TV21.
Për rastin, siç njoftojnë nga MPB-ja, tashmë është njoftuar prokurori publik, kurse pas zbardhjes së plotë të rastit, do të parashtrohen edhe shkresa përkatëse për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale, “falsifikim të dokumenteve”.