Me 31.01.2019 në periudhën nga ora 07.00 deri në ora 08.30 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor e kanë kontrolluar shtëpinë në rrugën “Kiro Roguzharov” në Veles, të cilën e shfrytëzon personi B.K.(69) nga Velesi, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta e llojit “Pietro Beretta” kalibër 7.69 mm, një kornizë për pistoletë me tetë plumba të kalibrit 7.69 mm, pistoletë e një marke të panjohur, një kornizë për pistoletë me shtatë plumba të kalibrit 7.65 mm, një kuti me 17 plumba të kalibrit 7.65 mm.
Pas dokumentimit të rastit, kundër B.K. do të ngritet padi adekuate penale.