Prokuroria Themelore Publike Manastir lëshoi Urdhër për procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për vepër penale “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike” sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, dje në autostradën A3 Manastir-Prilep, pranë rreth-rrotullimit për fshatin Topolçan, zyrtarët e policisë ndaluan dhe kontrolluan një makinë Volkswagen Golf me targa të Prilepit në të cilën i dyshuari po transportonte ilegalisht dy çanta.
“Brenda çantave ishin gjithsej 35 pako najloni me drogë narkotike marijuhanë. Pesha totale e drogës së zbuluar në bagazhin e makinës është 32.575 kilogramë. Gjatë procedurës hetimore, prokurori publik do të ndërmarrë gjithashtu disa veprime për të identifikuar personin/personat nga të cilët i dyshuari i ka siguruar drogat narkotike, si dhe dëshmitarët e mundshëm në lidhje me transferimin e paligjshëm. Për shkak të rrezikut që i dyshuari 36-vjeçar nga Prilepi të përpiqet të fshehë ose shkatërrojë prova të caktuara dhe të ndikojë tek dëshmitarët, si dhe rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së krimit, prokurori publik sot i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Manastir për caktimin e masës së paraburgimit”, thonë nga Prokuroria.