Me 20.02.2019 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpi dhe hapësira shtesë tek personi S.K.(17) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe matëse digjitale me mbetje prej marihuane. Personi është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.