Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Shën Nikollë ka ngritur padi penale kundër G.M.(33) nga Shën Nikolla për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 08.11.2017 gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Gjatë kohës së kontrollit në shtëpinë e të paditurit janë gjetur tre persona ku te njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.


