Me 23.02.2019 në periudhën nga ora 13.15 deri në ora 14.00, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse te personi Z.H.(33) nga fshati Cellopek, Tetovë, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një matëse digjitale dhe rreth 500 gram marihuanë, si dhe mjete tjera me mbetje prej marihuane.
Personi është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor një ditë paraprakisht pasi që gjatë kontrollit personal dhe kontrollit në veturën ku ka qen gjithashtu zyrtarët policor kanë gjetur marihuanë.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër Z.H. do të ngritet padi adekuate penale.