Më 13.05.2025, në ora 22:30, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar V.A. (20) dhe E.E. (23) nga fshati Vaksincë, komuna e Likovës. Ata janë kapur në vendin e quajtur “Bunari i Sllupçanit”, në Likovë, gjatë blerjes së marihuanës, ndërsa personi që ua kishte shitur drogën kishte arritur të arratisej.
Më pas, më 14.05.2025 në ora 00:30, pas masave të ndërmarra, është arrestuar edhe shitësi i dyshuar, A.M. (26) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës. Personat janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzime përkatëse.