MPB ka njoftuar 01.06.2025, rreth orës 18:10, nga ana e pjesëtarëve të policisë nga Stacioni Policor i Mirkovcit dhe Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë pranë SPB Shkup, në fshatin Gornjani të Shkupit, është ndalur një automjet i tipit “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.K. (26), ndërsa pasagjer ka qenë A.I. (25), të dy nga fshati Bllacë, komuna e Shkupit.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dru zjarri pa dokumentacion përkatës. A.K. dhe A.I. janë arrestuar, ndërsa vetura dhe drutë janë konfiskuar. Është njoftuar policia pyjore dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.