Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se ka sekuestruar 4.800 qese nikotine, në vlerë prej 1.2 milion denarësh, në pikën kufitare “Tabanoc”, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut.
I dyshuari, menjëherë është arrestuar, ndaj të cilit pritet të ndërmerren masa konform dispozitave ligjore.
Aksioni në fjalë është realizuar nga Sektori për kontroll dhe hetime, që kur Ekipi mobil i doganës e kishte ndalur veturën brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, menjëherë pas hyrjes nëpërmjet kalimit kufitar “Tabanoc”.
Gjatë procedurës parahetimore, është konstatuar se malli kontestues duhej t’i dorëzohej personit ndaj të cilit Drejtoria e Doganave vitin e kaluar kishte parashtruar denoncim penal për fshehjen e mallit dhe kontrabandim.


