Policia greke ka sekuestruar 105 kg kokainë, ndërsa për këtë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një kroat.
Autoritetet greke përveç kokainës sekuestruan edhe 600 mijë euro. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në një enë brenda një banese në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet teksa gjejnë drogën brenda banesës.