https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1759271417447036/
12 kilometra nga qendra, në perëndim të Shkupit, ndodhet një nga pasuritë më të mëdha natyrore të vendit, Kanioni Matka. Mijëra vjet erozion kanë dhënë si rezultat këtë mrekulli gjeologjike që sot tërheq vizitoë të shumtë nga vendi apo edhe nga shtete të ndryshme.
Përpos momenteve relaksuese, këtu gjejnë veten edhe të apasionmuarit pas sporteve si , ngjitje malore, vozitje me kanoe, lundrim me varka si dhe eksplorim i vendeve ku vetem kemba e njeriut të dërgon, shkruan Almakos.
Krah bukurive që lehtësisht ti ze syri, të cilat duket sikur natyra më dashurinë më të madhe t’i ofron, qëndron edhe misteri, për të cilin duhet të përpiqesh, të largosh frikën dhe të sfidosh veten për ta zbuluar. Ky mister ofrohet nga 10 shpellat e këtij kanioni, njera ndër të cilat, shpella Vrelo është renditur në mesin e 77 vendeve më të bukura natyrore në botë në kuadër të projektit “New7Wonders of Nature”.
Pavarësisht se sot ishte ditë punë, kishte edhe nga ata të cilët kishin gjetur kohë që sëbashku me familjën të dilnin dhe të kalonin pak kohë larg zhurmës së qytetit dhe më pranë natyres.
“ Këtë vit për herë të parë vijmë, ishte shumë mirë. Freski. Në krahasim me brendësinë e qytetit , është jashtëzakonisht mirë. Natyra shumë e bukur, ajri shumë i pastër. Vësëhtirë të gjesh vend si ky në Ballkan. E kam një porosi. Sot për herë të parë po vij, por kishte shumë mbeturina. Papastërtinë duhet ta mbledhë çdonjëri, kut të shkojë në mbrëmje. Ta mbledh edhe ta dërgojë ku e ka vendin, e jo këtu me e lënë”- tha Zaim Zimberi, qytetar.
Në kthim rrugës takuam edhe një grup të rinjsh të cilët kishin ardhur nga Belgjika enkas për të vizituar këtë vend. Përshtypja që kishin krijuar ishte mjaft e mirë, ndërsa nga Kanioni Matka ishin nisur për në një tjetër qytet, drejt Prilepit.
“Almakos: Pra, nga vini?
Juhin Makilar: Vijmë nga Belgjika.
Almakos: Sa ditë keni qëndruar këtu?
Juhin Makilar: Kemi disa ditë që kemi ardhur, pra, jemi këtu pothuajse që 14 ditë.
Almakos: Më tha se po nxitoni që të arrini autobusin, për ku po shkoni?
Juhin Makilar: Do të shkojmë në Prilep, duam të arrijmë në kohë për “ Pivo Fest”
Almakos: Çfarë përshtypje keni krijaur për Kanionin Matka?
Juhin Makilar: Është vërtet shumë bukur. Dy netë kemi qëndruar në Manastirin “ Shën Nikolla” ishte vërtet shumë bukur. Kemi eksploruar edhe pak vendin.
Kermi takuar disa vendas, ndërsa në Prilep kemi lënë takim më disa bojskaut.”
Pikërisht Manastiri i përmendur më sipër, Manastiri i Shën Nikollës, ndodhet në një shkëmb mbi kanionin dhe Manastirin e Shën Andru. Data e ndërtimit të kishës është e panjohur.
“Vajza:Në fakt është hera e dytë që unë e vizitoj vendin.
Djali: Në fakt unë po e vizitoj këtë vend për herë të parë dhe jam mahnitur.
Vajza: Para një vitit isha këtu dhe më pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Më pas vazhdimisht it hoja vetes “duhet ttë shkoj patjetër edhe njëherë” dhe mendopva ta marr edhe mikun tim.
Ëshë dita e dytë që jemi këtu, sepse po qëndrojmë në Shkup, ndërsa më pas mendojmë të vizitojmë liqenin e Ohrit, sepse kemi dëgjuar se është vërtet shumë bukur.”
Në këtë kanion ndodhet edhe diga e cila ka një thellësi prej rreth 318 metra./Almakos
Përgatit: Evi Shkopi
Kameraman: Edvin Sejrani
Montazh: Evi Shkopi