Ekspozitë me bizhuteri dhe piktura të ndryshme u ekspozuan në Çarshi të Shkupit nga aktivistët e shoqatës Parimi Kulturorë. Gjatë gjithë muajit Ramazan ata ishin përpjekur të kryejnë punime të ndryshme dhe në fund t’i shesin ato e të donojnë të hollat për çështje humane. Aktivistja e shoqatës Parimi Kulturorë Fatime Sali, tha se puna ishte e lodhshme por në fund dëshirojnë të arrijnë buzëqeshjen e dikujt.
“Këto i kemi dekoruar gjatë muajit të Ramazanit, kemi pasur ditë të caktuara, dhe të gjitha kontributet do të shkojnë për gjëra humanitare”, deklaroi Fatime Sali, aktiviste nga Parimi Kulturor
Dekorime të duarve me këna dhe zbukurime të emrave të fëmijëve aktivistet bënin pa ndërprerë për fëmijët të cilët ishin atje.
“Ky është një aktivitet me vizatime që i bëjmë për fëmijë. Ka shumë të interesuar sidomos fëmijët që po presin në radhë”, deklaroi Bushra Fejzuli, aktiviste nga Parimi Kulturor.
Ky aktivitet është në kuadër të projektit Kandilat e Bajramit.
Hava Tahiri /SHENJA/
“Kandilat e Bajramit”: Ekspozitë me bizhuteri… by tvshenjaofficial

