Kandidati për Qytetin e Shkupit Orce Gjoegjievski prezantoi programin e tij për zgjedhjet lokale. Ai tha se shumica janë skeptikë për shkak të probleme shumë të thella në kryeqytet dhe premtimeve të pambajtura më herët. Megjithatë, ai shtoi se puna e tij gjate drejtimit të Kisella Vodës është dëshmi se do të arrijë sukses.
“Shkupi përballet me sfida të mëdha. Ne duhet ta ndryshojmë realitetin e Shkupit. Dhe do ta ndryshojmë atë. Së bashku. Me punë. Shkupi ka nevojë për punë! Këto probleme nuk janë më të forta se ne. Ato janë vetëm një provë e vendosmërisë dhe gatishmërisë sonë për të luftuar për qytetin që duam. Së bashku besojmë se Shkupi mund të jetë një qytet ndryshe. Më i pastër, më i sigurt, më i drejtë. Një qytet në të cilin çdo person do të ndihet si në shtëpi. Kjo nuk është vetëm lufta ime, ky është misioni ynë i përbashkët”, tha Orce Gjorgjievski, Kandidat për Qytetin e Shkupit .