Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Besnik Asani, ka dalë me një deklaratë publike ku u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm dhe të pandikueshëm nga jashtë që t’i bashkohen iniciativës së tij për ndryshim dhe zhvillim të qytetit.
“Asnjë qytet nuk mund të ecë përpara nën diktatin e interesave të huaja ose lojërave politike të grupeve të caktuara. Prandaj, kjo është një ftesë e hapur për të gjithë ata që nuk pranojnë kompromise me parimet dhe që besojnë në drejtësinë, dinjitetin dhe zhvillimin e qytetit tonë,” deklaroi Asani.
Ai theksoi se Struga ka potencial të jashtëzakonshëm, por që për shumë kohë ka mbetur peng i interesave të ngushta dhe vendimeve të marra larg vullnetit të qytetarëve.