Kandidati për kryetar të Shkupit, Gjeorgjievski, ka premtuar një sërë projektesh infrastrukturore për komunën e Sarajit dhe zonën turistike të Matkës, duke theksuar se “banorët dhe vizitorët meritojnë kushte moderne, të sigurta dhe të pastra”.
Në planin e tij parashikohet ndërtimi i një parkingu montues në Matkë, që do të mundësojë parkim të rregulluar dhe qasje më të lehtë për turistët vendas e të huaj. Po ashtu, programi përfshin rikonstruksion të plotë të rrugës kryesore, me trotuare të reja, ndriçim dhe sinjalizim bashkëkohor, si dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Matkë të Poshtme.
“Pastrimi i shtratit të lumit dhe mbrojtja e mjedisit do të jenë ndër prioritetet e mia. Saraji do të shndërrohet në krenarinë e Shkupit, ndërsa Matka në shembull të turizmit të qëndrueshëm dhe vend ideal për jetesë,” – theksoi Gjeorgjievski.