Kandidatët shqiptarë për president të shtetit kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarët. Përpos iftareve, tani ata po shfrytëzojnë edhe syfyret, për të promovuar platformën e tyre me të cilën këkrojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 24 prillit, njofton SHENJA.
Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka njoftuar se syfyrin e ka kaluar së bashku me aktivistët e degës së Shuto Orizarës.
“Syfir i organizuar nga dega dhe forumi rinor i BDI- Shuto Orizar! Dega Shuto Orizarit e BDI-se vazhdon të jetë degë shembull për aktivitet, kreativitet dhe parasegjithash për shërbim ndaj qytetarëve. Faleminderit degës dhe Kryetarit Ilaz Leskovica dhe kryetarit të forumit rinor Besnik Azemi”, ka shkruar Bujar Osmani.
Nga ana tjerët kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari, syfyrin e ka kaluar bashkë me punonjësit e komunës.
“Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar!”, ka shkruar Arben Taravari. /SHENJA/
Data 01.05.2026
Aktuale
- E rrahu gruan e tij, ajo e raporton në polici, arrestohet 39-vjeçari nga Bogovina
- Arrestohet një i dyshuar për mashtrim prej mbi 88.000 euro, premtonte rrejshëm trajtim shëndetësor jashtë shtetit
- Arrestohen 7 persona për tentimin e vënies së zjarrit në objektin fetar të Komunitetit Hebraik në Shkup
- Protesta e 1 Majit në Shkup: “Luftojmë për paga, nuk lutemi”
- VLEN: MEPSO ka kërkuar një analizë forenzike përmes USAID-it, dhe mbi bazën e saj është marrë vendimi për ndërprerjen e kontratës
- Drejtuesja shqiptare e bankës amerikane u padit për abuzim seksual, reagon Lorna Hajdini: Nuk kam lidhje! JPMorgan: Janë sajesa! Zbulohet kush është denoncuesi (EMRI+FOTO)
- VLEN: Miliona euro nga qytetarët kanë përfunduar te persona dhe kompani të afërta me Ahmetin dhe Osmanin
- Bastisje në rajonin e Shkupit – gjendet “pluhur i bardhë”, arrestohet një person


