Policët që protestojnë para MPB-së janë pranuar në takim nga përfaqësuesit e ministrisë, shkruan SHENJA. Pas protestave të para disa javëve, nga MPB u kanë thënë se do duhet të dorëzojnë 598 nënshkrime se pranojnë që të punësohen vetëm ata kandidat qe e kanë përfunduar trajnimin një vjeçar me më shumë pikë ndërsa 5 kandidatët e fundit që kanë kaluar me pikë të barabarta trajnimin do të punësohen pas formimit të Qeverisë.
Për momentin përfaqësuesit e kandidatëve për policë ndodhen në takim me përfaqësues të MPB-së, ndërsa pas takimit do të japin deklaratë për mediat, në lidhje me përgjigjen që kanë marrë nga MPB. /SHENJA/