Zgjedhjet lokale në vend pritet që të mbahen në muajin tetor, ndërsa jozyrtarisht partitë politike në vend kanë filluar përgatitjet për kandidaturat eventuale.
Javën e kaluar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një deklaratë për media tha:”BDI ka filluar të hartojë strategjinë dhe kemi filluar t’i bëjmë përgatitjet tona për zgjedhjet lokale të tetorit”.
Pas kësaj deklarate të Ahmetit, brenda BDI-së kanë filluar të çërrohen hesapet dhe po zhvillohet një luftë e ashpër politike mbi kandidaturat.
Sipas burimeve që dëshirojnë të mbeten anonime, thuhet se lufta më e ashpër strukturore brenda kësaj partie po zhvillohet në degën e Çairit mes klanit të Artan Grubit dhe Izet Mexhitit.
I njëjti burim brenda strukturave të Çairit, thotë se kandidati potencial për Çair pritet të jetë Ardian Muça, i cili ka përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme nga zv.kryeministri Artan Grubi dhe Bujar Osmani. Gjithë kjo lojë e pistë, nuk po i konvenon aspak ish-kryetarit të komunës, aktualisht nënkryetar i partisë, Izet Mexhiti, i cili fuqishëm po lobon dhe bën presion tek Ali Ahmeti, që kandiati i BDI-së në Çair, të jetë përsëri kryetari aktual, Visar Ganiu.
Se cili nga këta dy: Ardian Muça apo Visar Ganiu, do të jetë kandidat i Çairit?, kjo gjë pritet të definohet nga Ali Ahmeti, i cili nuk po arrinë që t’i zbusë fërkimet dhe përplasjet mes Mexhitit dhe klanit Artan-Bujar.