Një kamion “Zastava” pa targa regjistrimi, që transportonte dru për ngrohje, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një veturë të parkuar, gjatë përpjekjes për t’i ikur policisë. Tre persona janë larguar nga vendi i ngjarjes, njoftoi sot SPB Ohër.
Sipas informacioneve, rreth orës një pas mesnate, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Strugë, në një rrugë lokale në afërsi të fshatit Misleshevë të Strugës, kanë hasur një automjet transportues “Zastava” pa targa regjistrimi, që transportonte dru për ngrohje.