Orce Kamçev dhe Boki 13 sërish u ballafaquan në gjykatë. Biznesmenin e sollën nga Shutka, ndërsa shoumenin nga arresti shtëpiak. Kamçev dëshmon për herë të dytë në dobi të prokurorisë, kundër Bokit. Herën e parë në Reket, taani për mashtrimet përmes Aleancës ndërkombëtare. Kamçev fillimisht tha se nuk dëshiron të dëshmojë, por pasi kërkesa iu refuzua, theksoi se në bankëne të akuzuarve mungon Katica JAneva dhe djali i saj Lazari, sepse në projektet e ofruara nga Boki, ka qëndruar nënshkrimi i Lazar Janevit. Boki 13 madje i ka premtuar 20% subvencione nga shteti për projektin e azilit të pleqve, si dhe i ka treguar fotografi me kryeministrin Zoran Zaev. Kamçev vlerëson se pushteti ishte manipuluar nga Bojan Jovanovski, dhe pasi nuk ka pranuar ti sponsorizojë idetë e tij, ka filluar tortura kundër tij.
– Advertisment –

“Derisa blija kohë për liri dhe të “të këpus me atë” të pagova 150 mijë euro për reklama në televizionin tënd. Selia e “Lidhjes ndërkombëtare” ishte diku mbi ambasadën Britanike dhe nuk e di se vinin biznesmenë me çanta plot me para. Bojan ia doli që tërë qytetit t’ia hedh. Asnjëherë nuk besova në projektin “Lidhja ndërkombëtare- tha Orce Kamçev.
Avokati i Boki 13, tha se Kamçev është dëshmitarë i panevojshëm në këtë rast. Prokuroria aspak nuk e ka dëgjuar si dëshmitarë për këtë lëndë kur janë përgatitur aktakuzat.
Si kapak i gjithçkaje, dëshmitari ju tregon se nuk është i besueshëm. Disa herë vetë ju thotë se nuk është i besueshëm dhe ju përpiqeni me këmbëngulje të jashtëzakonshme ta dëgjoni përsëri- pohoi Sashko Dukovski, avokat i Boki 13.
Para Kamçevit, dëshmoi Agapi Dika, i cili ishte kryetar i Asamblesë së Lidhjes Ndërkombëtare. Theksoi se nënshkroi kontrata me kompani pa e ditur përmbajtjen dhe besoi në projektet e Boki 13 siç besuan biznesmenët. Dika dhe Bojani kanë qenë në takime me Zoran Zaev dhe Oliver Spasovskin. Seanca tjetër është javën e ardhshme ndërsa duhet të dëshmojë pensionistja nga Shkupi, në llogarinë e së cilës janë transferuar mbi 700 mijë euro nga biznesmeni Siljan Micevski për ndërtimin e shtëpive të pleqve – e cila paraqitet si koordinatore dhe autore e projektit.
Bojan Stojanovski