04 May
Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Vllado Kambovski kritikoi ashpër dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend, duke kërkuar kapjen e shpejtë të dhunuesve. Kambovski tha se askush nuk ka të drejtë të thirret në popull, pasi populli është më i vjetër se partia e shteti. Akademiku Kambovski tha se duhet t’i thuhet fund institucioneve të partizuara, drejtësisë së verbër e shkatërrimit të arsimit.