Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, lexoi sot në Asamble disa mesazhe prekëse të një ushtari rus që u nis për të pushtuar Ukrainën dhe cilat ishin fjalët e fundit që i tha nënës së tij.
Mesazhet e ushtarit rus me nënën e tij:
Nëna: Si je, pse po vonon kaq shumë për t’u përgjigjur. A je akoma në stërvitje?
Ushtari: Nënë, nuk jam më në Krime, nuk jemi në stërvitje.
Nëna: Atëherë ku je? Babi po pyet nëse mund të të dërgojmë një pako.
Ushtari: Çfarë pako po thua?
Nëna: Çfarë po thua? Çfarë po ndodh?
Ushtari: Nënë, unë jam në Ukrainë. Këtu ka luftë të vërtetë. Kam frikë, po i godasim të gjithë, madje edhe civilët. Na kishin thënë se njerëzit do të na mirëprisnin këtu, por ata po hidhen poshtë makinave tona, duke mos na lënë të kalojmë. Na quajnë fashistë. Është shumë e vështirë.