SPB Kumanovë parashtroi kallëzim penal kundër V.M. (51) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “falsifikim të dokumentit” dhe kundër S.J. (25) nga Radovishi, R.M. (24) nga Strumica, O.J.(23) nga Radovishi, XH.S. (43) nga Radovishi, M.R. (25) nga Radovishi, S.S. (18) nga Radovishi, E.S. (47) nga Radovishi, E.D. (65) nga Radovishi, K.R. (23) nga Radovishi, S.D. (67) nga Radovishi dhe A.M. ((24) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të se kanë kryer veprën penale”përdorim të dokumentit me përmbajtje të rreme”.
E denoncuara e parë gjatë vitit 2021 ka përgatitur PCR teste të falsifikuara për Covid-19 dhe ia ka shitur personave të cilët kanë pasur nevojë të udhëtojnë në vendet evropiane. Ndërmjet tyre kanë qenë edhe të denoncuarit e tjerë, të cilët më datën 09.10.2021 i kanë paraqitur testet e falsifikuara në Pikëkalimin Kufitar “Tabanoc”.


