NJPB Koçan ngriti kallëzim penal kundër A.A. (21) nga fshati Zërnovc, rrethina e Koçanit, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Më 22 prill 2025, në fshatin Zërnovc, i denoncuari dyshohet se me thikë i ka shkaktuar lëndim nga shpimi personit V.G. Hetimet janë në proces, ndërsa procedurat ligjore vijojnë sipas rregullave.TS