Sektori për Punë të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal kundër zyrtarit policor me inicialet B.J. për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, pasi e ka lëshuar Artan Grubin ta kalojë kufirin edhe pse për të njëjtin ka pasur telegram me masë aktive “mbaje dhe menjëherë njofto”. Grubi, sipas njoftimit të policisë ka qenë bashkëudhëtar në veturën me targa diplomatike, të cilin e ka drejtuar konsulli i nderit të Kosovës në Maqedoni, Arsim Papraniku. Polici, siç thonë nga MPB, nuk ka kryer verifikime përkatëse për veturën gjatë kalimit të kufirit të shtetit, nuk e ka evidentuar daljen, ndërkaq udhëtarët i ka evidentuar sikur në këmbë e kanë kaluar kufirin. Gjithashtu, gjatë verifikimit kufitare, nuk ka pritur që sistemi të konstatojë nëse personat kanë masa aktive, por menjëherë ua ka dhënë dokumentet e udhëtimit, pas çka ata e kanë lëshuar pikën kufitare. Për policin është hapur procedurë disiplinore, ndërkaq deri në mbarimin e saj është pezulluar nga puna. /Alsat.mk
Data 02.07.2026
Aktuale
- Shasivari në Drejtësi, Sulejmani në Kulturë, Ferati për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive – VLEN finalizon emrat
- Mes paranojës gjeopolitike dhe krizës sociale: Çfarë po e nxjerr në rrugë rininë shqiptare?
- FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Tiranë, përplasen 3 automjete te kryqëzimi i Niklës! Disa të plagosur te Trauma
- E rëndë: Momenti kur nxirret trupi i 25-vjeçarit Lirim Ruhani nga Liqeni i Batllavës (VIDEO)
- E trishtë: Ky është i riu që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Suharekë
- “I bëj thirrje patronazhistëve të bashkëpunojnë me SPAK”- Protestuesja: Të ndajnë çdo informacion të nevojshëm që çojnë në zbardhjen e të vërtetave
- Lidl vjen edhe në Strumicë: U vendos gurthemeli i marketit të ri
- “A e doni naftën pa akcizë apo jo?”- Gazetari Muka ironizon deklaratën e Braçes: Si i kemi besuar këtyre? Pensionistët i lini me 100 mijë lekë, qentë në Vlorë 260 euro, arritën minimumin jetik


