Ndaj një banori të Dibrës është ngritur kallëzim penal për uzurpim të tokës në pronësi shtetërore dhe për ndërtim pa leje.
“Departamenti për Punë të Brendshme – Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër B.I (52) nga Dibra për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘uzurpim të patundshmërisë’ dhe ‘ndërtim pa leje’. Ai me qëllim të kryejë ndërtim në truallin në lokalitetin “Manastirec” në atarin e Komunës Qendër Zhupë ka uzurpuar tokë shtetërore në pronësi shtetërore”, ka informuar Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër.
Sipas tij B.I. ka uzurpuar tokë me sipërfaqe të përgjithshme prej 71.41 metra katrorë dhe është pajisur me pasuri të kundërligjshme.
Në lokalitetin Manastirec, i njohur si “Tre shatërvanët”, në drejtimin rrugor Dibër-Strugë, në bregun e Liqenit të Dibrës, ka shumë ndërtime pa leje të banorëve nga Dibra, nga Shkupi, por edhe nga Kosova. Disa nga objektet pa leje janë në tokë të uzurpuar në pronësi të KOM-AO.