SPB Manastir-Njësia e Punëve të Brendshme Prilep deri te Prokuroria Themelore Publike Prilep parashtroi kallëzim penal kundër R.T. (27) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer verpën penale”rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144 paragrafi 4 të Kodit Penal.
Në të vërtetë, më datën 19.09.2021 në NJPB Prilep B.J. (51) nga Prilepi ka denoncuar se më datën 19.09.2021 nga ora 19:00 deri më 21:00, në rrjetin social ”Facebook” një person nga profili i tij përmes tri publikimeve ka drejtuar kërcënime ndaj denoncuesit, si kandidat aktual për kryetar komune dhe ndaj familjes së tij. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe rasti është zbardhur, përkatësisht është parashtruar kallëzim penal kundër R.T. deri te Prokuroria Themelore Publike Prilep.