Departamenti i Punëve të Brendshme Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbetjeve”. Përkatësisht, siç ka sqaruar MPB, Dehari dyshohet se ka lejuar krijimin e një deponie ilegale, me të cilin ka rrezikuar ambientin jetësor.
“Ai, duke vepruar në mënyrë të papërgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrave të tij ligjore dhe duke mos kryer mbikëqyrjen e duhur, që nga viti 2020 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për menaxhimin e mbetjeve dhe Ligjit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ka lejuar që të formohet një deponi ilegale në një zonë të banuar në Kërçovë me sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë, për të cilën ka dhënë urdhëra punonjësve që çdo ditë të deponojnë, lënë apo shpërndajnë mbeturina, pra të veprojnë me to në një mënyrë që ndryshon cilësinë e ajrit, tokës, ujit apo rrjedhave ujore, në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës për njerëzit, kafshët dhe bimët, duke rrezikuar kështu ekzistencën e tyre”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Data 23.10.2026
Aktuale
- Gani Geci lirohet nga paraburgimi pas akuzave për kanosje
- 194 km/h aty ku lejohen 80! Arrestohet shoferi i Rolls-Royce në autostradën Tetovë–Gostivar
- Lirimi i Gani Gecit: Një vendim i papritur nga Gjykata
- Koçeku dënon thirrjen e Janko Baçevit kundër studentëve shqiptarë: Të hetohet nga organet kompetente
- Nëntë të arrestuar në një operacion të gjerë kundër mashtrimeve kibernetike
- Gresës së Big Brotherit i është bërë “beli për dy kollana”, e livdon edhe veten me fjalët me të bukura
- Merz: Evropa mund të arrijë sovranitet shkencor
- Mickoski paralajmëroi skenarë të mundshëm destabilizimi: Nuk do të bie në kurthet e shërbimeve



