Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Delçevë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit G.T. (54) nga Dellçeva, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“. I denoncuari, në cilësinë e kryetarit të komunës së Delçevës gjatë viteve 2023 dhe 2024, ka lidhur dy kontrata për furnizime publike me një operator ekonomik nga Koçani në vlerë prej 236.000 denarësh secila.
Në këto kontrata, për shtatë produkte ishte ofruar një çmim joreal i ulët, përkatësisht 12 herë më i ulët se ofertuesit e tjerë. I denoncuari nuk ka kërkuar sqarime shtesë për këto çmime jashtëzakonisht të ulëta, por duke tejkaluar kufijtë e detyrës zyrtare, ka favorizuar personin juridik dhe i ka mundësuar fitimin e të dyja kontratave për furnizimin e mallrave për nevojat e komunës së Dellçevës. Në këtë mënyrë, ai i ka mundësuar kompanisë nga Koçani të përfitojë në mënyrë të paligjshme pasuri.


