Policia e Strugës ka ngritur kallëzime penale kundër katër personave, shtetas të Gjermanisë, Senegalit, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për pengim dhe sulm ndaj policisë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, njoftojnë sot nga SPB-Ohër.
Ata i kryen veprat penale më 19 prill të këtij viti në një ndeshje futbolli në Strugë, gjatë së cilës, duke zvarritur, shtyrë dhe sulmuar fizikisht, i penguan policinë të ndërmarrin veprime zyrtare pasi rendi dhe qetësia publike u prishën nga një përleshje.
“Drejtoria e Punëve të Brendshme e Strugës ngriti kallëzim penal kundër A.A. (31), nga Republika e Gjermanisë, A.D. (25) nga Senegali, Sh.T. (25) nga Turqia dhe shtetasi i RMV-së E.D. (28) nga Gostivari, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave të sigurisë””, deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Personat, tre futbollistë nga klubi i futbollit Gostivar dhe një person nga stafi trajner i klubit, u ndaluan nga policia e Strugës për sulm ndaj policisë pas ndeshjes me Strugën.