Ramadan Ramadani
Problemi i varg shkrimeve është se duhet të vazhdojnë ose kur ndalen të sqarohen se pse kanë përfunduar. Ashtu edhe këto varg i shkrimeve krahasimore të gjendjes shoqërore dhe politike me taksimetrin dhe mënyrat e përdorimit deri sa nuk sqarohen se janë ndalur do vazhdojnë.
Ashtu pasi në disa shkrime të kaluara përmendëm mënyrat e përdorimit të taksit dhe taksimetrit parashtrohet pyetja se cila është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të taksi shërbimeve; ajo me taksimetër apo ajo më pazarllëk paraprak; ku para shfrytëzimit bëhet marrëveshje për shumën dhe mënyrën e pagesës.
Sigurisht se dyja këto mënyra janë legjitime, fer dhe të rregullta dhe në kësi rrethana nuk mund të kemi ndonjë preferencë për vetëm njërën nga këto. Andaj zgjedh të tregoj vetëm cila mënyrënuk është e rregullt dhe potencialisht mund ti sjellë shumëprobleme edhe vet taksistit, por edhe myshterive në atë taksi. Ajo është mënyra e nënkuptuar. Pra kur hyp në taksi dhe nënkupton çmimin për destinacionin, nënkupton se ka njëtaksimetër dhe se i njëjti do vihet në përdorim etj, etj. Ky shfrytëzim i taksi shërbimit në këtë mënyrë të nënkuptuar ështëmënyra më e keqe e mundshme dhe gjithnjë duhet anashkaluar rreptësisht sepse është burim i shumë mosmarrëveshjeve, zënkave dhe problemeve për pagesën! Dikush mund të hype nëtaksi dhe të kujtoje se do shërbehet më tarifën e parë ndërkohëqë ka hyp në tarifën e dytë. Një tjetër hyp në taksi duke nënkuptuar se ka një taksimetër funksional, por i njëjti atë ditënuk punon. Një tjetër hyp me paramendim të pagesës për destinacionin, por zgjatet koha dhe afati shkaku i komunikacionit dhe semaforëve dhe mandej shtohet shuma e nevojshme për pagesë e të tjera prej rasteve që mund tëndodhin dhe krejt nga pritjet, paramendimi, paragjykimi dhe nënkuptimi!
Nënkuptimi zaten shpesh është esenca e problemeve mes palëve dhe këtu na duhet ta përcjellim barcoletën me kalin për problemet e të folurit të brendshëm, pritjeve të pafolura dhe krejt paramendimeve, nënkuptimeve, por edhe të çrregullimeve serioze si mani, komplekse, fobi dhe paragjykime.
Mendohet fqiu të ja lyp kalin për lavër fqiut të vet pasi si mjafton vetëm kali i vet. Konsulltohet në shtëpi me gruan dhe ajo e bind se është ide e mirë kjo gjë. Niset ky për ka fqiu ndërkohë që i paragjykon në vete krejt dialogjet dhe skenaret të bisedës së vet me fqiun. “Mirë be kojshi, po si me ta dhanë unë ty kalin kur nuk dihet nëse ty do ma japish tëndin kur të vije koha për lavrën time”, “Si be unë tash sa e kam ble këtë kal dhe nuk di nëse do përputhen si çift bashk me lëvru me kalin tand”
Kështu duke u kujtuar dhë nënkuptuar arrin te dera e kojshiut dhe troket në derë të cilën ia hap kojshiu me “mirëdita”. Ky pa një pa dy: O kojshi ta dhefsha kalin po s’kam met në zor unë për kalin tand; vet e lavroj edhe arën edhe lamën!
Fqiu përballë mbetet i shtangur nga kjo sjellje dhe e folme sikur çdokush që ka hyp në taksi me nënkuptim ose edhe ka bërë politikë më paramendim dhe pritje të njëanshme!


