Një nga analistët më të njohur shqiptarë nga Kosova, Xhevdet Pozhari, ka folur për gjestin simbolik që ka tërhequr vëmendje në Prishtinë.
Në një restorant është shprehur mirënjohje e veçantë ndaj turqve, duke ju dhënë kafe e çaj pa pagesë me mesazhin: “Borxhin e keni larë në vitin 1999 🇽🇰🇹🇷”.
Pozhari thekson se ky veprim përfaqëson mikpritjen dhe kujtesën historike të shqiptarëve për rolin e aleatëve gjatë luftës në Kosovë.
“Po, pra, kjo është mikpritja dhe mirënjohja jonë. Ne e mbajmë në mend se aeroplanët e parë të NATO-s që bombarduan regjimin e Slobodan Milošević, drejtoheshin nga pilotë turq,” ka shkruar ai.


