Lideri i Partisë Demkoratike të Kosovës, njëherësh, kandidat për kryeministër, Kadri Veseli, në orët e vona të mbrëmjes, ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se punuan shumë për t’i fituar zgjedhjet, por që nuk ia arritën.
Ai tha se PDK-ja tashmë do të kalojë në opozitë, teksa falënderoi të gjithë simpatizantët për mbështetje.
“Së bashku me PDK-në kemi punuar s që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam PDK do të kalojë opozitë por ne do ti shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë ka qenë shumë e veçantë dhe jam shumë mirënjohës .Kemi ndarë shume momente bashkë. Anëtarëve të PDK-së ju them ju keni bërë një punë të shkëlqyer”, tha ai.