Pano Soko nga Nisma Thurje ka komentuar arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe figurave të tjera politike, me urdhër të SPAK.
Soko tha në emisionin ‘Log.’ të Endri Xhafos në News24, se SPAK ka mision juridik dhe jo politik, ndërsa theksoi se politikanët e arrestuar po paguajnë për vjedhjet që i kanë bërë buxhetit të shtetit.
“SPAK nuk ka mision politik, por juridik. Merret me statusin e personit civil, nëse është i fajshëm apo i pafajshëm.
Këta janë aty për shkak të vjedhjeve. Vjedhjet u kanë dhënë para dhe pushtet ekonomik. Kanë përdorur paratë e vjedhura për të ruajtur pozitat e pushtetit politik. Kur e kanë bërë vjedhjen nuk e kanë menduar se do arrestohen. Koha është të paguajnë për atë që kanë vjedhur”, tha Soko.