Kompania ‘Jus-Mb’ sot ka bërë hapjen e Qendrës së re Distributive të industrisë ushqimore. Me këtë investim janë hapur 60 vende të reja të punës, ndërsa investimi në fjalë është reth 2.7 milion euro. Në përurim mori pjesë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe afaristë nga oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore.
Kompania Jus MB u themelua në vitin 1992. Fillimet e saj janë si një kompani e vogël familjare që me investime të vazhdueshme në aktivitetet e saj ka arritur zbatimin e standardeve moderne dhe profesionalizmit në një kompani moderne me qendrën e saj të shpërndarjes të rangut më modern.
Jus MB sot hap qendrën e saj të re të shpërndarjes e cila ka një sipërfaqe totale prej 30,000 m2 dhe hapësirë depoje prej 7,000 m2.
Hapësira e magazinimit ka një sipërfaqe totale prej 6,000 m2 prej të cilave 4,500 m2 hapësirë depo, 1,500 m2 depo për mallra nga regjimi termik dhe departamenti i paketimit me një kapacitet prej 2160 ton si dhe 1000 m2 në shërbim administrative.
Suksesi dhe zhvillimi i kompanisë është për shkak të punës së përgjegjshme, të përkushtuar dhe profesionale të ekipit tonë prej 60 punonjësish, investimeve të vazhdueshme në të gjitha aspektet e funksionimit dhe natyrisht bashkëpunimit afatgjatë me drejtuesit e saj të cilët japin kontribute shtesë në shitjet e përbashkëta dhe rritjen e shërbimit të shpërndarjes.
Shpresojmë që vizioni ynë të mos ndalet këtu dhe se do të vazhdojmë të përpiqemi të arrijmë më shumë sukses me punë të përkushtuar.