Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, ka deklaruar sot para Parlamentit Evropian se vendimi i KE-së për të rekomanduar fillim të negociatave qasëse për Maqedoninë dhe Shqipërinë, nuk do të thotë se do të fillojnë menjëherë. Ai ka sqaruar se nuk ka afat për përfundimin e negociatave dhe ky do të jetë një proces i gjatë. Sipas tij, do të vlerësohen arritjet e vendeve adekuate.
ZHAN KLOD JUNKER, PRESIDENT I KE-SË
“Fillimisht nevojitet miratim nga Këshilli Evropian, përkatësisht në gjashtë muajt e ardhshëm do të dijmë edhe qëndrimin e Këshillit të BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevoj për perspective evropiane që të mos përsëriten ngjarejt e viteve të 90’ të shekullit të kaluar. U bëjmë thirrje këtyre vendeve që të shënojnë përparimin e domosdoshëm, ky process do të marr shumë kohë”.
Ndërkohë, eurodeputeti Knut Flekenshtajn, ka dekaluar në një intervistë për MIA-n, se PE do të mbështesë vendimin e Komisionit Evropian që këto dy vende të fillojnë negociatat me BE-në. Ai po ashtu ka njoftuar se procesi Zhan Mone do të vazhdoj më 17 maj. I pyetur nëse Greqia mund të bllokoj përsëri vendimin e Këshillit të ministrave të BE-së, ai tha se ka mundësi teorike që kjo të ndodh.
KNUT FLEKENSHTAJN, EVRODEPUTET
“Ka mundësi teorike, por tani për tani shoh se kryeministri Cipras, njëjtë sikurse Qeveria juaj, bën përpjekje të mëdha për të gjetur rrugë të pëbashkët. Kështu nuk do të diskutoja tani për mundësitë teorike, por tani për tani jam optimist i madh. Nuk jam pjesë e atyre negociatave, por ajo që e dëgjoj prej të dyja palëve është se ka vullnet serioz që të gjindet zgjidhje. Nevojitet guxim nga të dyja palët që të arrihet rezultat i mirë”.
Flekenshtajn nuk deshi të hyj në detaje rretha mundësisë së fillimit të negociatave me BE-në pa u zgjidh tërësisht kontesti i emrit. Ai u shpreh i bindur se palët do të zgjidhje apo dalje nga situata, por në fund, theksoi ai, çdoherë ka mundësi që Greqia të thotë “jo”. Teuta Buçi /SHENJA/