Para pak çastesh, një auto-kolonë e gjatë policore ka hyrë në Haraçinë, e përbërë nga policia për intervenim të shpejtë dhe njësi specjale.
Sipas informacioneve jo-zyrtare thuhet se aksioni ka të bëjë me kapjen e një sasie të madhe të marihuanës, dhe për momentin po zhvillohet aksion për kapjen e autorëve të cilët kanë arritur të arratisen pas një konfrontimi me armë zjarri mes policisë dhe trafikantëve, pohojnë mediat vendase.
Për më tepër jemi në pritje që MPB të dalë me informacione konkrete për rastin.