Lënda për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu do të rikaulifikohet nga “ Vrasje me paramendim”, në “aksident në komunikacion”. Këtë e tha sot para deputetëtve kryeprokurori publik Lubomir Jovevski.
Jovevski tha se vendimi së pari është marrë në Prokurorinë e Publike, para se ai të emërohej në postin që mban tani.
Megjithatë votimi për rikualifikim të lëndës në Prokurorinë Republikane është bërë pas emërimit të Jovevskit si kryerprokurorë Publik, gjë për të cilën është nevojitur edhe vota e tij.
Jovevski e këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të Lëvizjes BESA, Rexhep Memedi, se a është e vërtetë se në prokurori është dorëzuar kërkesë për riakulifikim të këtij rasti.
“Vendimi për rikualifikimin e këtij rasti është marrë në Prokurorinë Publike që para se unë të emërohesha si kryeprokurorë publik. Më pas lënda është dërguar në prokurorinë Republikane, ku edhe është votuar për rikualifikim nga “Vrasje”, në “ aksident në komunikacion”. Ky vendim është marrë për shkak të pamundësisë për të përcaktuar paramendimin në vepër tek i akuzuari për vrasje-“, tha Jovevski para deputetëve.
Lëvizja Besa kërkon nga kryeprokurori aktual, Jovevski, që të mos ndjekë rrugën e parardhësit të tij, Marko Zvërlevski.
“Kërkojmë nga kryeprokurori actual që të mos e ndjekë shembullin dhe hapat e parardhësit të tij, Marko Zvërlevski. Të mos rikualifikohet lënda e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu në “aksident në komunikacion”- tha deputeti Rexhep Memedi.
Avokatët e familjes Aliu thonë se nuk kanë pranuar asnjë dokument që tregon se këto dy prokurori e kanë rikualifikuar lëndën. Megjithatë shtojnë se nëse kjo është e vërtetë, për ata mbetet e paqartë se përse gjatë tërë kësaj kohe, kundërshtimet dhe vërjetjet e tyre kunderejt mënyrës së veprimit të prokurores, nuk janë marrë parasysh, pavarësisht provave materiale.
Vrasja e 4 vjeçarit nga Kumanova ndodhi më 25 qershor të vitit 2016, pas një zënkë paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit Boban Iliç i cili shtypi me makinë 4 vjeçarin nga Kumanova dhe prindërit e tij. Seanca e radhës është caktuar për 5 mars.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com