Ismail Sefa
Fillimisht dua t’ju pyes ç’kuptim ka të jetuarit?! Të jetosh don të thotë të veprosh, të mësosh, të lexosh, të lëvizësh sipas asaj që të sjellë jeta e kësaj bote. Jeta e njeriut fillon me ardhjen e tij në këtë botë, ardhje e cila fillon me të qarë, me një zë që rrëqeth trupin e nënës, e cila, nuk mund t’i ndalojë lotët e gëzimit nga lindja e fëmijës së saj, sepse për një nënë, fëmija është pasuria më e madhe në këtë jetë. Fillojnë hapat e para të cilat t’i mëson nëna, e cila të edukon me të gjitha mundësitë që ka, të bën të ndjesh dashurinë e prindërve, të mëson se si të sillesh me më të rriturit, të tregon se duhet respektuar më të moshuarit etj..Fillon të rritesh, dhe vijojnë ditët e para në shkollë, ku ke shokë dhe shoqe në klasë, njoftohesh me ta dhe vazhdon shkollimi.
Mësuesja e cila, krahas vështirësive që has me nxënësit, përsëri mundohet të bëjë çmos për t’i mësuar ata fëmijë, të cilët janë ardhmëria e popullit dhe kombit tanë.Tani je i rritur, fillon të shohësh botën më ndryshe, i ke të gjitha mundësitë për të arritur deri te caku që ke synim, por çfarë ndodh në të vërtetë ? Kur je në fazën e adoleshencës nuk i mendon gjërat hollësisht, por ashtu kokë në vete, si të them unë ashtu do bëhet…por jo, i kotë është ai mund, megjithëse mendon se ideja jote do të arrijë sukses. Në këtë jetë ka lloj-lloj njerëzish që mendojnë se ashtu siç thonë ata do të bëhet, japin mendimet, planet dhe idetë e tyre, punojnë në atë drejtim dhe në fund kot, nuk arrihet deri te caku. Shtrohet pyetja :’’A thua vallë pse nuk po del operacioni i suksesshëm, a thua vallë ç’është problemi, pse s’po mundem t’ia arrij dot qëllimit??? Me të vërtetë kam përgjigjen e përshtatshme për këtë problem njerëzor. Njeriu shumë shpejt harron se kjo botë sjellë lloj-lloj sprova, vështirësi, tradhëti, xhelozi, injorancë. Njerëzit mërziten nga fëmijëria, nxitojnë të rriten, më pas shpresojnë të kthehen të vegjël (fëmijë)përsëri. Humbin shëndetin e tyre për të mbledhur para, më pas shpenzojnë para për të rifituar shëndetin. Mendojnë për të ardhmen me shqetësim, dhe harrojnë të tashmen, nuk e jetojnë të tashmen e as të ardhmen.Jetojnë sikur kurrë nuk do të vdesin, dhe vdesin pa jetuar kurrë si duhet. Jetojmë në një botë të çuditshme ku i varfëri ecën(lëvizë) me kilometra për të gjetur ushqim dhe i pasuri ecën me kilometra për ta tretur atë(ushqimin e ngrënë).
Fjala e parë e zbritur nga All-llahu xh.sh. thotë:’’IKRE’’, që ka kuptimin lexo, mëso, studio, hulumto etj..A thua vallë sa prej nesh e bëjmë këtë, sa i kushtojmë rëndësi, si e kuptojmë këtë urdhër nga Zoti ynë? Duhet të kuptojmë se truri i njeriut ka nevojë të ushqehet me lexim , por ne në të gjitha aspektet e kundërshtojmë .Të gjithë dëshirojmë pa u munduar fare të arrijmë diçka, mirëpo duhet ta shfrytëzojmë çdo çast të jetës sonë në punë të mirë, sepse gjithçka është në dobinë tonë. Një thënie e bukur thotë:’’Të gjitha të mirat që të vijnë i ke dhuratë nga Zoti, ndërsa të këqijat vijnë nga gabimet që i bën’’. Nuk duhet çuditur nga kjo që po ndodh në botë, nga vepruesit (njerëzit) me vepra çnjerëzore, sepse ka humbur mëshira e njerëzve ndaj njëri-tjetrit, me luftërat e përditshme, krimet, zilia mes tyre për arritjen në një pozitë të lartë etj..
Thënia tjetër e cila ka për qëllim shpjegimin e njeriut si faktor kryesor në këtë tokë thotë kështu:’’Njeriun’’, sa pak e gjej te njeriu! T’i japim një sqarim të shkurtër kësaj thënie, ku do përshkruaj ’’njeriun’’ i cili nuk është njeri, por e zoton fjalën e lartpërmendur. Padrejtësia bëhet nga njeriu, zilia vjen nga njeriu, luftërat shkaktohen nga njerëzit, krimet i veprojnë njerëzit, dhe të gjitha të këqijat tjera vijnë nga krijesa e quajtur ’’NjERI’’. Le të mbushemi një herë e përgjithmonë me mend, se kjo jetë është kalimtare, ndërsa jeta e ardhme është e vërtetë, ku çdokush do japë llogari për të bërat e tij, qofshin të mira a të këqija, të pakta a të shumta, madje qofshin edhe sa grimca e një atomi. Po e përfundoj këtë temë me një fjali :’’Sa e çuditshme është krijesa njeri’’!!!