Gjykata Themelore Penale në Shkup sot i ka shqiptuar dënim me kusht prej dy vjetësh burg, i cili nuk do të ekzekutohet nëse nuk kryen ndonjë tjetër vepër penale në pesë vitet e ardhshme, ndaj Rexhep Nuredinit, bazuar në pranimin e fajit, për sulmin ndaj kryetares së Komunës së Shkupit, Daniela Arsovska, në qershor të këtij viti në Çair.
Avokati i mbrojtjes së Rexhep Nuredinit, Naser Raufi, në një deklaratë për mediat pas seancës së sotme, tha se i akuzuari me pranimin e fajit ka kontribuar në efikasitetin e procedurës dhe se në rast janë përcaktuar edhe masa mbikëqyrjeje të probacionit.
“I akuzuari Rexhep Nuredini sot në seancën kryesore shfaqi pendesë të sinqertë për veprën e kryer dhe për sjelljen e tij të ashpër ndaj të dëmtuarës. Megjithatë, edhe kryetarja tregoi guxim duke i falur të akuzuarit, madje nuk iu bashkua ndjekjes penale, as nuk njoftoi për ndonjë kërkesë pronësore. Kjo ndihmoi për shqiptuar dënimin maksimal alternativ në këtë rast. Në rast ekzistojnë rrethana lehtësuese, jo vetëm falja dhe pendesa e të akuzuarit, por edhe premtimi se do të përmbahet nga sjellje të tilla në të ardhmen. Kontributi i tij për përfundimin efikas të kësaj procedure penale ishte i dukshëm,” tha Raufi.
 
		


